KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Shqipëria pa armë

Tahiri: Shqipëria pa armë

Dorëzimi vullnetar i armëve vijon edhe në Papër të Elbasanit ku shumë qytetarë i janë bashkuar thirrjes së Ministrisë së Brendëshme që të largojnë prej shtëpive të tyre armët luftarake. Ministri i Punësve të Brendëshme Saimir Tahiri ka qenë i pranishëm në këtë njësi administrative dhe ka inkurajuar qytetarët e shumtë që ti bashkohen nismës “Shqipëria Pa Armë”. Në këtë njësi qytetarët i janë përgjigjur pozitivisht fushatës Shqipëria pa armë. “Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinj, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj t’i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë. Shembulli i zotërinjve që dorëzuan armët sot, duhet t’ju vlejë të gjithve. Edhe nga këtu t’i japim një mesazh të gjithë shqiptarëve, armët sjellin vetëm keq, nuk i duhen njeriu, mbi të gjitha për ata të rinj që janë aty prapa. Ju që jeni prindër dhe keni fëmijë mendoni për ata, ndërsa ju që jeni të rinjë, bindni prindërit tuaj, bindni familjarët tuaj, t’i dorëzojnë të gjithë armët. Shqipëria që duam, nuk është me armë. Shqipëria që duam është pa armë. Shqipëria me më shumë siguri është pa armë. Shqipëria me një ekonomi më të shëndoshë është pa armë. Shqipëria juaj, e të rinjve duhet të jetë pa armë. Ndaj hajde të punojmë të gjithë bashkë për të bërë Shqipërinë që duam.” Edhe qytetarët kanë shfrytëzuar këtë moment dhe ju janë drejtuar bashkëkombasëve të tyre me thirrjen që ti dorëzojnë armët. “I bëjmë thirrje të gjithë popullit, jo vetëm të qarkut të Elbasani, por të gjithë popullit shqiptar që të bahkohen me këtë nisëm dhe t’i bahskojnë armët vullnetarisht.” Fushata për dorëzimin e armëve kryesisht të mara nga depot e ushtrisë gjatë trazirave të vitit 1997, vijon në të gjithë vendin dhe sipas njoftimit të Ministrisë së Brendëshme do të zgjasë deri më datë 1 prill.