KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Prokuroria e Katanias deklaron se ndaj meje nuk ka procedim penal
Tahiri jep dorëheqjes si deputet i parlamentit

Tahiri: Prokuroria e Katanias deklaron se ndaj meje nuk ka procedim penal

Ish ministri i brendshëm më jetgjatë i qeverive të tranzicionit Saimir Tahiri, ka hedhur sot më shumë dritë rreth historisë së tij. Zoti Tahiri bëri të ditur se sipas një dokumenti të Prokurorisë së Katanjës, ndaj tij nuk ka asnjë procedim penal në Itali. Megjithatë ai u shpreh se ishte “gati për gjithshçka”, dhe se “nuk dua të më fali njeri të vërtetën”. “Të drejtën dua ta gjej vetë pa ndihmë dhe pa mbështetje” tha ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri, i akuzuar nga prokuroria e krimeve të rënda si i përfshirë në afera korruptive dhe krijimin e organizatave kriminale të trafikut të drogës.
Por më parë prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla ka deklaruar se dosja e dërguar nga pala italiane përmban tregues seriozë. Ai tha se në dosjen e ardhur nga Italia janë të përfshirë persona që kanë për detyrë luftën ndaj krimit. Gjithnjë sipas prokurorit të përgjithshëm prokuroria do ndjekë hapat e nevojshëm për ish ministrin Tahiri, ndërsa ka shtuar se organi i akuzës do të ruajë edhe sekretin hetimor.

Sicred