KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri përsërit: Grabitësit e bankave do të zbulohen!
Tahiri përsërit: Grabitësit e bankave do të zbulohen!

Tahiri përsërit: Grabitësit e bankave do të zbulohen!

Për të dytën herë brenda pak ditësh Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka premtuar se policia do të zbardhi grabitjen e fundit të parave të një banke. “Mua më rezulton që policia e shtetit ka zbardhur disa ngjarje, përfshirë edhe grabitje bankash dhe më rezulton që po bëhet një punë e shkëlqyer, hetimet po ecin përpara, bëni durim” tha zoti Tahiri ndërsa ishte i pranishëm në një cermoni për rindërtimin e komisariatit të policisë Nr. 6 në Tiranë. “Ju falenderoj që prisni prej nesh që ngjarjet ti zgjidhim brenda ditëve. Ky standard është shenjë besimi për ne. Në asnjë vend të botës nuk pritet që ngjarjet të zbardhen brenda ditës. Gjithësesi ne besimin tuaj e marrim si inkurajimin më të mirë për të bërë sa më shumë punë dhe për të cuar përpara hetimet. Bëni durim rezultatet do vijnë” tha zoti Tahiri. Prokuroria nga ana e saj bëri të ditur se shuma e parave të vjedhura nga grabitësit  javën  e kaluar ishte 3.2 milionë dollarë.

Sicred