KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri përgënjeshtron lajmin për largimin nga detyra
ahiri përgënjeshtron lajmin për largimin nga detyra

Tahiri përgënjeshtron lajmin për largimin nga detyra

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka hedhur poshtë të shtunën pas dite lajmin mbi largimin e tij nga detyra. “Për saktësim, as më ka kërkuar kush e as kam dhënë dorëheqje deri tani. Sidoqoftë, më të fortë do jemi, sot e gjithmonë, bashkë”, shkruan zoti Tahiri në faqen e tij në rrjetin social Fejsbuk. Deklarata e zotit Tahiri erdhi rreth orës 16.30, pasi për rreth tre orë portale të ndryshme, kryesisht ato të afërta me opozitën, gjeneruan lajmin se ai kishte dhënë dorëheqje, madje ishte shkarkuar nga kryeministri Rama. Ato e lidhën këtë zhvillim kryesisht me protestën që opozita e djathtë shqiptare po zhvillon prej tre javësh me kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ngritjen e një qeverie teknike që do ta çojë vendin në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Sicred