KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Opozita synon pengimin e vetingut dhe Reformës në Drejtësi! Ne e ftojmë të vijë në komision!
Tahiri: Me protestën e saj opozita synon pengimin e vetingut dhe Reformës në Drejtësi!

Tahiri: Opozita synon pengimin e vetingut dhe Reformës në Drejtësi! Ne e ftojmë të vijë në komision!

Ministri i brendshëm Saimir Tahiri e konsideroi të papranueshme protestën e opozitës së djathtë shqiptare dhe tha se synimi i saj është pengimi i procesit të vetingut dhe Reformës në Drejtësi. Duke folur nga Apolonia, ku se bashku me ministren Kumbaro u shprehë se mbrojtja e vlerave të trashëgimisë lidhen ngushtësisht me të bërit shtet. “Është e papranueshme që të çohen  ish ministrat e Saliut dhe të thonë tani duam të vijmë në pushtet. Ashtu si është e papranueshme që një sistem demokratik, të çohet opozita dhe të thotë dua të zgjedh kundërshtarin, nuk dua këtë, por dua atë” tha ministri Tahiri. “Është akoma më e papranueshme qëllimi i gjithë kësaj që po ndodh është pengimi i Reformës në sistemin e Drejtësi, pengimi i Vettingu, pengimi i sistemit, që do të skanojë, do të verifikojë gjithçka kanë bërë prokurorët dhe gjyqtarët në të kaluarën” shtoi ai. Sipas zotit Tahiri “Dhe ajo çadra që sot është bunker, sot mbron ish-pushtetarët që duan të mbajnë peng Shqipërinë nga reforma në sistemin e drejtësisë. Dhe kjo është e pa tolerueshme”. “Oferta jonë e vetme është tryeza në reformën e sistemit të drejtësisë. Bujrum le të vijnë, të çojmë përpara reformën në sistemin e drejtësisë. Shqipëria do të bëhet më e mirë vetëm në këtë mënyrë, por askush nuk mund të mbajë peng Shqipërinë, apo reformën në sistemin e Drejtësisë jo me çadra, por as me bunker” i drejtoi zoti Tahiri ftesë opozitës shqiptare.

Sicred