KRYEFAQJA » LAJME » Çështja Habilaj, prokuroria thërret të dëshmojë ish ministrin Tahiri
Tahiri, në Prokurorinë, e Krimeve të Rënda

Çështja Habilaj, prokuroria thërret të dëshmojë ish ministrin Tahiri

Prokuroria e Krimeve të Rënda thërret për dëshmi ish ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri. Pas kontrollit të ushtruar në banesën e deputetit ditën e enjte, të premten kreu i kësaj prokurorie, Besim Hajdarmataj i ka dërguar zotit Tahiri kërkesën për tu paraqitur, për të dëshmuar lidhur me çështjen Habilaj. Vetë ish ministri që nga dita e parë ka deklaruar se ka qenë i hapur për të dëshmuar, madje duke kërkuar edhe hetim të përshpejtuar, për të zbardhur të vërtetën. Por organi i akuzës fillimisht kërkoi arrestimin e Tahirit, duke kërkuar edhe heqjen e imunitetit të tij. Pas vendimit të Parlamentit që deputeti të mos arrestohet, por të hetohet, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur thirrjen e tij për dëshmi.

Sicred