KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Më hetoni, nuk kërkoj nga askush të më mbrojë dhe besojë!
Tahiri: Më hetoni, nuk kërkoj nga askush të më mbrojë dhe besojë!

Tahiri: Më hetoni, nuk kërkoj nga askush të më mbrojë dhe besojë!

Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri i ka kërkuar prokurorisë të hetojë gjithçka mbi aktivitetin e tij pas pas publikimit në media të përgjimeve të dosjes “Habilaj” dhe ku emri i tij përmendej nga dy të afërm si mbështetës dhe përfitues i aferave të drogës. “Dy kriminelë që janë kushërinjtë e mi në shkallën e 10-të, si çdo kriminel përmendin emra ministrash, unë nuk jam i pari. Kërkoj nga Prokuroria që të hetohet gjithçka. Kam bërë gabimin e vetëm që u kam shitur makinën personale. Mbaj përgjegjësi personale të plotë. Përtej kësaj nuk mbaj asnjë përgjegjësi. Të dënohen çdo kriminel, qoftë kushërinjtë e mi të shkallës së 10-të” tha zoti Tahiri në një deklarim për mediat pas diten e së martës nga selia e Kuvendit Popullor.
Duke kujtuar angazhimin dhe përkushtimin e tij si ministër rendi për katër vjet në qeverinë Rama, zoti Tahiri tha se “Sot nuk kërkoj nga askush që të më mbrojë dhe besojë, nuk kam ndërmend t’i shtrijë dorën askujt. Unë të pres deri në fund çdo hetim dhe do të përkushtohem vetë që e vërteta të dalë në dritë” tha ai.
Para këtij deklarimi zoti Tahiri kishte kërkuar takim me prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla, por ky i fundit nuk e kishte pritur për shkak të angazhimeve të tij. Gjatë ditë së sotme opozita e kishte akuzuar fort zotin Tahiri si të përfshirë në afera të jashtëligjshme droge, madje kish kërkuar arrestimin e tij. “Sot është dita e kundërshtarëve të mi të shfrytëzojnë pallavrat e dy kriminelëve që mburren kush ka mbështetje” tha zoti Tahiri.
Por ajo çka tërhoqi më shumë vemendjen sot ishte deklarimi i kryeministrit Rama se donte të vërtetën sa më parë. “Vetë qeveria e re është krijuar për të mos falur e as toleruar këdoqoftë, që zgjedh rrugën e krimit në vend të rrugës së Shqipërisë që duam” shkruajti zoti Rama në Fejsbuk.

Sicred