KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Le të ngrihen çadrat
Tahiri letër "La Republika"-s: Përgënjeshtroni shkrimin për Shqipërinë

Tahiri: Le të ngrihen çadrat

Mijëra protestues të opozitës vendosën të ngrenë çadrat, ku do të vazhdojnë protestën e tyre kundër qeverisë Rama.  Policia e shtetit nuk pengoi ngritjen e tyre në bulevardin “dëshmorët e Kombit”, në sheshin përpara kryeministrisë. Këtë vendim të policisë së shtetit, ministri i brendshëm, Sajmir Tahiri, e konfirmoi për Televizionin Publik. Tahiri deklaroi se nuk do të pengojnë ngritjen e çadrave, dhe se policia nuk do ti vras, por do të kujdeset për protestuestit. Por çdo veprim i protestuesve do të ketë pasoja ligjore. Drejtori i Policisë së Tiranës tha se ky tubim është i ligjshëm deri në orën 16:00. Ndërsa për organizatorët e saj dhe ata që kryejn një veprim të paligjshëm do të ngrihet një padi penale.
Një ditë më parë, dy organizatorët e protestës së 18 shkurtit, Arben Ristani dhe Eno Bozgo kërkuan që policia të lejojë zhvillimin e protestës pa orar, por në bazë të ligjit për tubimet, policia ja refuzoi atë. Për garantimin e saj policia angazhoi mbi 1 500 forca, ato të rendit, njësitë speciale, shqiponjat , forcat operacionale, policia rrugore dhe ato të ndëryrjes së shpejtë rreth orës 09:00 , thuajse të gjitha rrugët që të cojnë në sheshin qëndrorë, u bllokuan nga policia dhe mjetet e tyre, ndërsa insitucionet e rëndësisë së vecantë, u morrën nën mbikqyrje të plotë nga forcat Renea. Pas orës 16:00, referuar ligjit, ky tubim do të konsiderohet i paligjshëm nga policia e shtetit. Deri tani nuk janë njoftuar incidente apo persona të arrestuar.

Sicred