KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri jep dorëheqjen si deputet i parlamentit
Tahiri kalon në "arrest shtëpie", Rama: Vendimi respektohet!

Tahiri jep dorëheqjen si deputet i parlamentit

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen si deputet dhe u shpreh i gatshëm të përballet me drejtësinë. Ai ka sulmuar ashpër pasardhësin e tij Fatmir Xhafaj, për sulme sipas tij më të ashpra se ato që po i bën opozita. “Gjyqin po ma bën djalli” tha ai. Më shumë se opozitën ish ministri Tahiri sulmoi nga selia e parlamentit maxhorancën socialiste dhe qeverinë Rama. “Nga sot nuk jam më deputet, do të përballem me këdo sepse besoj se e vërteta mjafton dhe është më e fortë se cdo gjë tjetër. As do përkulem dhe as do dorëzohem” tha ai. “Unë jam Saimir Tahiri dhe nuk kam nevojë as për mandat, as për parlament për tu përballur me drejtësinë dhe palaçot e politikës sot dhe sa të kem fuqi” shtoi ish ministri i brendshëm. Saimir Tahiri u zgjodh deputet nga radhët e PS, por grupi parlamentar socialist e largoi pasi ndaj tij filluan hetimet për dyshime në përfshirje në afera  të prodhimit dhe trafikimit të drogës. Që prej gjashtë muajsh Saimir Tahiri ishte deputet i pavarur. Dy javë më parë ai mori pjesë në seancë plenare pas disa muajsh  mungesë, pjesmarrje që ngjalli një reagim të fortë nga ana e opozitës, ndërsa disa ish kolegë të qeverisë e përshëndetën praninë e tij.

Sicred