KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri i drejtohet prokurorëve: më merrni në pyetje tani!

Tahiri i drejtohet prokurorëve: më merrni në pyetje tani!

“Një kërkesë e bazuar në garancitë kushtetuse, por edhe me pozicionin e personit nën hetim, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërise, i cili kërkon jo vetëm t`i japë rrugë, por të dali dhe të sqarohet e vërteta lidhur me pozicionin e tij ndaj akuzave publike”-kanë cilësuar kështu kërkesën e tyre ligjore dy avokatët mbrotjës të Sajmir Tahirit, drejtuar organit të akuzes.  Dy përfaqësuesit ligjorë të ish-ministrit Sajmir Tahiri. Maksim Haxhia dhe Artan Hajdari i janë drejtuar me nje kërkesë sot në mesditë Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në këtë shkresë avokatët i drejtohen kreut të kësaj prokurorie Besim Hajdarmataj, ku ndër të tjera i kërkohet që klienti i tyre të merret në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij, si trafik i drogës dhe shpërdorim detyre. “Duke u bazuar mbi të drejtën e personit ndaj të cilit po zhvillohen hetime, nisur edhe nga predispozicioni dhe vullneti i personit nën hetim kërkojmë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të thirrem në një kohë sa më të shkurtër për të dhënë deklarime, si dhe për tu marr në pyetje dhe dhënë shpjegime për çdo fakt, që nga ana organit të akuzës do të çmohet i vlefshëm dhe në ndihmë të hetimit”- thuhet në dokumentin e sipercituar. Prokurorët nuk kanë marr ende një vendim për pyetjen e Tahirit. Ata janë në pritje të vendimit që do të marr ditën e mërkurë komisioni mandateve për të vendosur për fatin e dëshmisë së ish ministrit ndaj të cilëit janë ngritur dy akuza të rënda.

Sicred