KRYEFAQJA » LAJME » Tahiri: Do vazhdoje dialogu kosovë-Serbi

Tahiri: Do vazhdoje dialogu kosovë-Serbi

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se periudha e zgjedhjeve ka ndikuar në rënien e dinamikave të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo thotë se qeveria e ardhshme do ta vazhdoje dialogun me një dinamikë të re. Tahiri deklaroi se çështja e ndryshimit të formatit të dialogut mbetet në dorë të qeverisë së re, duke shtuar se në diskutimet për formatin e dialogut duhet të përfshihen Presidenca, Kuvendi dhe Qeveria. Sipas Tahirit, edhe opozita e ardhshme duhet ta mbështese dialogun, madje të jetë edhe pjesë e këtij proçesi. Ajo ka theksuar se meqë dialogu është në fazën finale, është e nevojshme një përbërje dhe një format i cili përfshin një spektër të gjerë politik dhe institucional si ai që ka qënë në bisedimet e Vjenës.

Sicred