KRYEFAQJA » LAJME » Tafili akuzon Pinen për vrasje, kërkon pafajësi në gjykatë

Tafili akuzon Pinen për vrasje, kërkon pafajësi në gjykatë

Admir Tafili kërkon pafajësi duke u kthyer nga i akuzuar në akuzues. Në konkluzionet përfundimtare avokati i tij ligjorë ka bërë shpjegimin e fakteve ku klienti i tij bazon kërkesën për pafajësi. Sipas tij është dëshmitari i penduar, Kristi Pine, ekzekutori i Brahim Manit në Shkodër, si shenjë hakmarrje për vrasjen e dajës së tij. I pajisur me statusin e bashkëpuntorit të akuzës, Kristi Pine e ka patur më të thjeshtë mbrojtjen përpara gjykatës. Duke patur krah tij edhe prokurorinë, ai ka pranuar çdo veprim të tij dhe ka dhënë shpjegime të plota për të gjitha episodet e ngjarjeve në kuadër të marrëveshjes me drejtësinë. Ndaj edhe avokati i tij ka kërkuar uljen e masës së dënimit në minimumin e tij, duke i qëndruar marrveshjes. Kristi Pine, pranoi të rrëfejë për llogari të hetimit të çëshjes duke treguar mbi planet e 9 personave të vënë nëm akuzë si bashkëpuntorë në disa vrasje me pagesë.

Sicred