KRYEFAQJA » LAJME » Taekuondo, “Top-Tirana Open”, Të Shtunën edicioni i 7-të
Taekuondo, "Top-Tirana Open", Të Shtunën edicioni i 7-të

Taekuondo, “Top-Tirana Open”, Të Shtunën edicioni i 7-të

“Top Tirana Open”, turneu më i madh i arteve marciale në Shqipëri, zhvillon të shtunën edicionin e tij të 7-të dhe për organizatorin Leo Kapri, ky rrugëtim nisi thjesht me një ide për të promovuar sportin e taekuondosë në vendin tonë. Ndërkohë, drejtori i turneut, Ertjon Rramilli, ka dhënë për Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar edhe hollësitë e organizimit të kësaj veprimtarie. Për Kaprin ndërkohë, synimi madhor është shndërrimi i këtij turneu në kualifikues për Lojërat Olimpike. “Top Tirana Open 2018” do të zhvillohet në mjediset e Sallës Sportive të Lojërave me Dorë “Feti Borova”, në Parkun Olimpik të Tiranës.

Sicred