KRYEFAQJA » LAJME » Taekuondo, gjithçka gati për “Top Tirana Open 2017”

Taekuondo, gjithçka gati për “Top Tirana Open 2017”

Më 6 maj, në mjediset e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, zhvillohet edicioni i Edicioni i 6-të i Turneut të Taekuondosë në versionin “Uërlld”, “Top Tirana Open 2017”. Sipas organizatorit Leo Kapri, bëhet fjalë për një pjesëmarrje të kënaqshme. “Procesi i regjistrimit është në rrugën e duhur. Momentalisht janë regjistruar rreth 330 sportistë nga 10 shtete dhe regjistrimi vazhdon akoma” tha ai për RTSH.
Trazirat në Maqedoni apo edhe fakti se në turneun e së shtunës do të ndeshen sportistë të Serbisë me ata të Kosovës, kanë krijuar një shqetësim tek pjesëmarrësit në prag të kësaj veprimtarie, por Kapri beson se sporti bashkon. “Është një shqetësim nga kolegët tani fqinjë, por ne u garantojmë atyre se gjithçka do të shkojë brenda rregullave dhe kuadrit të lojës. Ne kemi shumë gjëra që na lidhin bashkë me ta që është sporti se sa na ndajnë” thotë Leo Kapri organizatori i “Top Tirana Open 2017” për RTSH.
Përveçse të shndërrohet në veprimtarinë më masive të arteve marciale në Shqipëri, sipas organizatorit Leo Kapri, synimi madhor është zyrtarizimi i këtij turneu si një veprimtari të njohur ndërkombëtarisht. Bëhet fjalë për shndërrimin në një turne “G1”, konkurrimi në të cilin shndërrohet në pikë olimpike për pjesëmarrësit.

Sicred