KRYEFAQJA » LAJME » Tabaku: Tregu i basteve nën kontrollin e vëllait të kryeministrit
Tabaku: Tregu i basteve nën kontrollin e vëllait të kryeministrit

Tabaku: Tregu i basteve nën kontrollin e vëllait të kryeministrit

Partia Demokratike e opozitës akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka venë nën kontroll të vëllait të tij tregun e basteve në vend. Deputetja e kësaj partie Jorida Tabaku tha sot se tarifa që pikat e basteve do të paguajnë për mirëmbajtjen me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do t’i shkojë buxhetit, por kompanisë së vëllait të kryeministrit.
“Ajo që dihet deri tani është se me ligjin e vitit 2015, Edi Rama detyron pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit jo në shtet, por tek kompania konçesionare. Kjo do të thotë se sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare që, zyrtarisht, operon në emër të ortakut të vëllait të kryeministrit” tha zonja Tabaku. Sipas saj “Kjo është arsyeja pse në treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh”.
Deputetja Tabaku tha se ligji tashmë i kthyer në parlament nga presidenti Metaul taksat për bixhozin nga 25 përqind që ishte në 2013-ën, në 15 përqind. “Kur ligji të hyjë në fuqi në 1 janar 2019, tatimi mbi fitimin e biznesit të bixhozit nuk do të jetë më 25 përqind, por gati është përgjysmuar, në 15 përqind” paralajmëroi deputetja e opozitës. Ajo kujtoi se kryeministri Rama jo vetëm nuk i largoi pikat e bixhozit nga qytetet dhe nga shkollat, sikurse premtoi, por u uli atyre taksat në mënyrë të ndjeshme. Deputetja e PD Jorida Tabaku tha se opozita do të anulojë çdo ligj selektiv apo çdo konçesion që është monopol, menjëherë sapo ajo të vijë në pushtet.

Sicred