KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tabaku: Të dhënat konfirmojnë krizën ekonomike
Tabaku: Projektbuxhetin e shtetit për vitin 2019-të, pasurues për oligarkët dhe rrënues për qytetarët

Tabaku: Të dhënat konfirmojnë krizën ekonomike

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar sot në Facebook shifra ekonomike të cilat sipas saj pasqyrojnë realitetin dhe jo propagandën e kryeministrit Rama. Sipas Tabakut të dhënat zyrtare tregojnë se në Maj 2018 mbyllën aktivitetin 1016 biznese ndërsa në 5 muaj, Janar-Maj 2018, 5848 biznese mbyllën qepenat. Deputetja Tabaku thotë se të dhënat zyrtare të kreditimit të ekonomisë konfirmojnë krizën ekonomike. “Kredia per bizneset në Prill 2018 rezulton 17 milione dollarë më pak se sa Marsi dhe 80 milionë dollarë më pak se Prilli 2017”, përfundon statusin në facebook Jorida Tabaku duke shtuar se kryeministri gënjen në ERTV.

Sicred