KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Tabaku: Një në tre tendera në Shqipëri përfitohen në mënyrë të padrejtë!
Tabaku: Një në tre tendera në Shqipëri përfitohen në mënyrë të padrejtë!

Tabaku: Një në tre tendera në Shqipëri përfitohen në mënyrë të padrejtë!

Partia Demokratike më e madhja e opozitës në Shqipëri, publikon fakte dhe raporte që sipas saj tregojnë se një në tre tendera në Shqipëri përfitohen në mënyrë të padrejtë dhe pa garë. Deputetja demokrate Jorida Tabaku përmendi një prej këtyre kompanive, që sipas saj është e një familjari të kryeministrit Rama. “Tenderat që i shpërndahen oligarkëve, ofiqarëve të PS-së, të inkriminuarve që mbajnë me oksigjen deputetët e mazhorancës dhe së fundi familjen e kryeministrit, janë një provë e rëndë për krimin që po kryhet me tenderat publik në Shqipëri” tha zonja Tabaku. Deputeteja e PD vlerëson se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit për vitin 2017 arrin në 41 milionë euro. “Prokurimet publike janë dëshmi e qartë e dështimit të turpshëm dhe vjedhjes së hapur që një qeveri e korruptuar ka prodhuar nga shtatori i vitit 2013 e deri më sot. Partia Demokratike angazhohet që çdo tenderim abuziv, ta çojë përpara ligjit. Angazhohet për të ndryshuar ligjin e konçesioneve, Ligjin e PPP-ve dhe Ligjin e Prokurimeve, për të siguruar një garë të hapur, duke besuar se vetëm me një garë të hapur mund të çlirohet ekonomia, mund të vijnë investimet e huaja, mund të rritet punësimi” tha zonja Tabaku.

Sicred