KRYEFAQJA » LAJME » Bota » “Ta Mbajmë Amerikën e madhe!” është slogani i Trampit për zgjedhjet e vitit 2020

“Ta Mbajmë Amerikën e madhe!” është slogani i Trampit për zgjedhjet e vitit 2020

Është viti 2018, e megjithatë presidenti amerikan Donald Tramp ka shpalosur sloganin e ri të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, të titulluar “Ta Mbajmë Amerikën e madhe!”. Në një miting në Pitsburg të Pensilvanisë, Presidenti Tramp mbështeti kandidatin republikan i cili garon për në kongres, duke u fokusuar më pas tek e ardhmja e tij politike. “Slogani ynë i ri kur të fillojë rikandidimin pas dy vitesh do të jetë : Ta mbajmë Amerikën e madhe, pikëçuditëse” tha ai. Presidenti amerikan gjithashtu përsëri interesin e tij për të garuar me mbretëreshën e talk shout amerikan Oprah Winfrei, një sipërmarrëse miliardere, e cila me një fjalim pasionant të mbajtur në muajin janar, u dha shtysë spekullimeve për ambiciet e saj. ” A nuk do të donim të kandidonim kundër Oprah” i tha Trampi turmës. Po gjatë të njëjtit fjalim, presideti amerikan u shpreh se besonte që Korea e Veriut donte të arrinte paqen, ndërsa vlerësoi vendin e izoluar për vetëpërmbajtjen e treguar. “Mendoj se duan të arrijnë paqen. Mendoj se ka ardhur koha për një gjë të tillë” u shpreh ai, duke shtuar se i besonte Penianit kur ky i fundit u shpreh se nuk do t’i mbante raketat në gadishmëri gjatë kohës që të dy vendet do të punonin për të bërë përgatitjet për takimin historik. “Dhe mendoj se kemi treguar forcë të madhe. Mendoj se kjo është gjithashtu e rëndësishme” shtoi presidenti amerikan.

Sicred