KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Syri i Uraganit Irma, godet ishujt jugorë të Floridës
Uragani Maria drejt Karaibeve

Syri i Uraganit Irma, godet ishujt jugorë të Floridës

Syri i Uraganit Irma goditi sot ishujt jugorë të Floridas si një stuhi e kategorisë katër. Perimetri i fenomenit natyror preku zinxhirin e ishujve Keys me erëra që arrijnë shpejtësinë e 209 kilomentrave për orë, përpara se përshkojë veriperëndimin deri në bregun e gjirit të Floridas. Meteorolgët njoftojnë se forca e goditjes ka qenë shumë e madhe por akoma nuk ka raportime për viktima. Niveli i ujit është rritur ndërkohë në bregun e këtij shteti amerikan, ku pritet shpërthimi i furishëm i stuhisë. Rreth 6.3 milionë banorëve të Floridas iu kërkua të evakuoheshin, por guvernatori i shtetit u shpreh të shtunën se largimi nuk ishte më një opsion. Më shumë se 200 mijë banesa në gjithë shtetin janë prekur ndërkohë nga ndërprerjet e energjisë. Meteorologët janë shprehur se cikloni tropikal do të vijojë të ketë fuqinë e uraganit edhe kur të kalojë mbi shtetin e Xhorxhas këtë të hënë. Në ishujt e Karaibeve, Irma la prapa 25 viktima, ndërsa në Kubë, ajo shkatërroi cfarë gjeti përpara.

Sicred