KRYEFAQJA » LAJME » SUPERKUPA E BASKETBOLLIT LUHET TË HËNËN PA TIFOZË
SUPERKUPA E BASKETBOLLIT LUHET TË HËNËN PA TIFOZË

SUPERKUPA E BASKETBOLLIT LUHET TË HËNËN PA TIFOZË

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Basketbollit, i mbledhur dje në orët e vona të mbrëmjes nën drejtimin e presidentit Avni Ponari, ka dënuar aktet e dhunës të ndodhura të enjten në mbrëmje në parketin e Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në prag të ndeshjes Vllaznia-Tirana. Sipas tyre, basketbolli shqiptar nuk ka nevojë për akte të tilla. “Ne i duam spektatorët, duam njerëzit e kulturuar, por nuk mund të pajtohemi kurrsesi me dhunën, gangsterizmin, vandalizmat apo çdo lloj tjetër dhune që e pengon basketbollin të eci përpara. Ndaj i dënojmë me forcë të tilla akte”, thuhet në komunikatën e Komitetit Ekzekutiv, vendimi i të cilit i plotë do të zbardhet sot për mediat. Por ajo që është kryesore, finalja e Superkupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Vllaznia – Tirana, do të luhet të hënën në ora 18:00 në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” pa spektatorë. Dhe kjo është një humbje e madhe për basketbollin shqiptar.

Sicred