KRYEFAQJA » LAJME » Super hënë mbi Akropol

Super hënë mbi Akropol

Një hënë e plotë shumë e ndritshme u ngrit mbi monumentin më të famshëm të Greqisë, tempullin Parthenon në Akropol, duke bërë që rrezet e saj magjike të ndriçonin kolonat antike në të tretin fenomen të superhënës në 2016-ën. Një hënë e plotë, ose superhënë, është deri në 14 përqind më e madhe dhe 30 përqind më e shndritshme se zakonisht, kur ajo ndodhet në pikën më të afërt me planetin tonë. Superhëna e dhjetorit është e veçantë pasi perkon me një shi meteorësh që fatkeqësisht, vëzhguesit e qiellit nuk do të mund ta shijojnë plotësisht, pikërisht për shkak të dritës së shtuar të hënës. Superhëna e fundit u pa në nëntor kur kjo e fundit u afrua me tokën më shumë se çdo herë tjetër që nga 1948. Fenomeni i radhës sipas astronomëve, do të mund të shihet vetëm më 25 nëntor të 2034-ës.