KRYEFAQJA » LAJME » Super-grabitësi i karburanteve, për 4 ditë vodhi me armë disa karburante

Super-grabitësi i karburanteve, për 4 ditë vodhi me armë disa karburante

Gjakftohtë në veprim dhe i maskuar vetëm më një kapele në kokë, ky person ka arritur të shndërrohet në grabitësin më të rrezikshëm në katër ditët e para të gushtit. Pamjet i përkasin grabitjes së një pike karburanti në Durrës. 41 vjeçari Aleks Prifti, sapo hap derën e makinës, i drejton armën punonjësit të karburantit. Në duar mban doreza dhe një armë. Ai grabit çtë mundet dhe largohet i qetë. I ndërgjegjshëm për kamerat e sigurisë, gjatë një tjetër grabitje, ai nuk ndryshon look, mban sërish kapele të bardhë në kokë. nënshtron punonjësin e karburantit dhe më pas rrëmben paratë e xhiros së ditës. Një tjetër episod grabitje është shënuar në Rrogozhinë, më 4 gusht, rreth orës 05:14 minuta të mëngjesit. Këtë herë pasi merr paratë ai largohet me një makinë fuoristradë. Viktima të grabitjeve të tij janë bërë edhe punonjësit e argjendarive, ku mësohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme suveniresh dhe vlera të mëdha monetare.

Sicred