KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulzberger i New York Times: Trump, të ndalojë etiketimin e gazetarëve si “Armiq të popullit”!
Sulzberger i New York Times: Trump, të ndalojë etiketimin e gazetarëve si "Armiq të popullit"!

Sulzberger i New York Times: Trump, të ndalojë etiketimin e gazetarëve si “Armiq të popullit”!

Publikuesi i gazetës New York Times i bëri thirrje presidentit amerikan, Donald Trump, të ndalojë etiketimin e gazetarëve si “armiq të popullit”, duke thënë se kjo “mund të çojë në dhunë” kundër mediave. AG Sulzberger i bëri këto komente pas takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe pas deklarimeve të presidentit rreth këtij takimi. Në postimin e parë në Twitter, Trump tha se ka qenë një takim “shumë i mirë”, por më vonë ai i akuzoi mediat për vënien e jetës së njerëzve në rrezik, përmes raportimit të tyre. “Kaluam shumë kohë duke folur për sasinë e madhe të lajmeve të rreme në media dhe për se si fraza “lajme të rreme” është shndërruar në frazën “armik i popullit'”, tha Trump.
Gazeta New York Times pastaj lëshoi deklaratën e saj, duke thënë se ka vendosur t’iu përgjigjet komenteve të presidentit. Sulzberger tha se ka pranuar takimin me Trumpin për të ngritur shqetësime në lidhje me “retorikën e thellë anti-shtyp” të presidentit. Ai tha se i ka thënë Trumpit se fraza “lajm i rremë” është “e pavërtetë dhe e dëmshme”, por shtoi se është “shumë më i shqetësuar për etiketimin që u bën presidenti gazetarëve si armiq të popullit”. “Paralajmërova se kjo gjuhë nxitëse kontribuon në rritje të kërcënimeve ndaj gazetarëve dhe do të çojë në dhunë”, tha Sulzberger.

Sicred