KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmuesi irakian Hussein Ali, sozia e Mohamed Salah të Egjiptit
Sulmuesi irakian Hussein Ali, sozia e Mohamed Salah të Egjiptit

Sulmuesi irakian Hussein Ali, sozia e Mohamed Salah të Egjiptit

Me mjekrën e tij të zezë, me flokë kaçurrelë dhe me bluzën e lojës, sulmuesi irakian Hussein Ali shpesh ngatërrohet me një nga lojtarët më të mirë të botës: Mohamed Salah i Egjiptit. Në kryeqytetin irakian Bagdad, 20-vjeçari Ali është ndalur shpesh në lagjen e tij në Hurriya nga njerëzit që dëshirojnë një fotografi me idhullin e tyre. Megjithëse ai është vetë një sulmues, që luan me klubin Al-Zawraa, është ngjashmëria e Aliut me Salahun, e cila i ngjall interesat e irakianëve. Në ditën e parë të trajnimit, ai u prezantua si “Husein Ali”. Unë u përgjigja: “Jo, jo, ti je Mohamed Salah”, tha trajneri i Aliut, Adnan Mohammad. Kur Salah ishte duke luajtur te Roma, Ali ishte i vetëdijshëm për ngjashmërinë e tij, por i mori komentet si një shaka. Por kur egjiptiani fitoi famë botërore në Premier League – duke u bërë “numri një futbollist për të gjithë arabët”, sozia e tij irakiane, Aliu, filloi të punonte seriozisht për imazhin e tij. Madje që nga ajo kohë, ka filluar të veshë bluzën e kuqe të Liverpulit. “Është këmishë e vërtetë, e blerë nga një furnizues zyrtar”, thotë me krenari Aliu, nga shtëpia e tij e vogël, teksa dyert janë të mbyllura për të evituar nxehtësinë e Bagdadit gjatë orëve të gjata të ndërprerjes së energjisë elektrike. Ai tha se pagoi 40 dollarë për bluzën, ndërsa punon çdo ditë për të mbështetur familjen e tij të madhe. Kohët e fundit, “Mohamed Salah i Irakut” nuk mund të largohet nga shtëpia e tij pa u ndalur për fotografi nga tifozët e futbollit që e ngatërrojnë me yllin egjiptian. “Kur Salah u dëmtua në finalen e Ligës së Kampioneve, kishte disa që erdhën për të më parë sikur të isha unë që po vuaja”, tha ai.

Sicred