KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmon selinë e Youtube e më pas vret veten
Sulmon selinë e Youtube e më pas vret veten

Sulmon selinë e Youtube e më pas vret veten

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci i ngjarjes, ku një grua hapi zjarr në selinë e Yutube në Kaliforni. Sulmi u ndërmor nga Nasim Aghdam, 39 vjeçe, dhe mediat e huaja raportojnë se e dyshuara kishte shprehur zemërimin e saj rreth trajtimit që yutube i kishte bërë videove të saj. Megjithëse policia po heton akoma për motivin, mediat amerikane raportojnë se, Aghdam, e cila vrau veten pasi plagosi një burrë dhe dy gra, ishte e zemëruar pasi yutube filtronte videot e saj, ç,ka reduktonte numrin e shikuesve të tyre si edhe sasinë e të ardhurave që mund të vinin nga to. Ndërkohë, policia e San Brunos u shpreh se nuk kishte prova nëse agresorja i njihte viktimat. Policia nxorri pak detaje për agresoren por mediat bënë të ditur se ajo drejtonte një kanal dhe një faqe interneti, ku postonte video të temave të ndryshme, përfshi edhe ato për mizorinë ndaj kafshëve. Ajo përshrkruhej si një badibuilder vegjetariane, artiste dhe repere. Kanali i saj “Nasime Wonder One”, i cili tani është fshirë nga yutube, kishte rreth 5 mijë abonentë.

Sicred