KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmohet me thikë kryebashkiaku gjerman

Sulmohet me thikë kryebashkiaku gjerman

Një kryebashkiak në gjermaninë perëndimore është goditur me thikë, por u ka mbijetuar plagëve. Sulmi ndaj tij dyshohet se ka lidhje me politikën e tij liberale të migracionit. Andreas Hollshtajn, kryebashkiaku konservator i Altenas, u godit me thikë në qafë pranë një qepabtoreje. Qyteti që ai drejton është i njohur për pranimin e një kuote të lartë imigrantësh. Dëshmitarë të cituar nga mediat gjermane thanë se agresori, i cili është ndaluar nga policia, para se të ndërmerrte sulmin, lishte ulëritur kundër politikës për migrantët, ndjekur nga krybashkiaku. Kancelarja gjermane, Angela merkel, dënoi sulmin përmes një postimi në tuiter. – Jam e tronditur nga sulmi me thikë ndaj kryebashkiakut Andreas Hollshtain dhe e lehtësuar që ai është kthyer sërish pranë familjes. Falendëroj të gjithë ata që e ndihmuan, – u shpreh ajo. Performanca e dobët e partisë së saj kristian demokrate në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit iu atribua kritikave ndaj politikës së saj liberale për migrantët. Gjatë krizës që Europa u përballë në periudhën 2015-2016, Gjermania pranoi më shumë se gjysëmilioni azilkërkues.

Sicred