KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmohet aktivistja me acid, protestojnë qytetarët ukrainas
Sulmohet aktivistja me acid, protestojnë qytetarët ukrainas

Sulmohet aktivistja me acid, protestojnë qytetarët ukrainas

Me dhejtra qyetarë ukrainas kanë protestuar para Ministrisë së Brendshme në Kiev, kundër një sulmi qëiu bë një aktiviste, që luftonte kundër korrupsionit. Të vendosur jashtë ambjenteve të Ministrisë së Brendshme në Kiev protestuesit kërkuan që tu vihen në dispozicion edhe numrin e gazetarëve që janë sulmuar në një kohë të shkurtër. Kateryna Gandzyuk, e cila punon si këshilltare e kryebashkiakut të qytetit jugor të Kherson, po largohej nga shtëpia të martën në mëngjes, kur një i ri derdhi rreth një litër acid mbi të dhe iku, thanë mediat ukrainase. Gandzyuk u dërgua menjëhrë në spital në një gjendje të rëndë. Policia tha se ajo ka djegur mbi 30 përqind të trupit të saj, duke përfshirë shpatullën, krahët dhe fytyrën. Gandzyuk ka kritikuar hapur agjencitë lokale të zbatimit të ligjit, veçanërisht policinë.

Sicred