KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi në Somali, 25 të vdekur
Sulmi në Somali, 25 të vdekur

Sulmi në Somali, 25 të vdekur

Policia në kryeqytetin Mogadishu të Somalisë thotë se rrethimi 10 orësh i një hoteli ka përfunduar, meqë një prej pesë ektremistëve aktivizoi eksplozivin në trupin e tij, pas një sulmi nga i cili janë vrarë te pakten 25 persona. Grupi islamik, Al-Shabab, i lidhur me al-Kaidën, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në hotelin Nasahablood 2, ku zakonisht qendrojne zyrtarët qeveritarë. Policia tha se tre militantë janë kapur të gjallë, ndërsa dy të tjerë kanë kryer vetëvrasje, duke e aktivizuar eksplozivin në trupin e tyre. Ky sulm i militantëve filloi mbrëmë, kur një person në kamion aktivizoi ekplozivin në hyrje të hotelit. Pas shpërthimit në hotel, kanë depërtuar ekstremistët e tjerë dhe kanë shkëmbyer të shtëna me forcat e sigurisë, ndërsa dhjetëra njerëz, përfshirë zyrtarë qeveritarë, ishin bllokuar brenda ndërtesës.

Sicred