Shqipëria u reshtua krahas aleatëve të saj kryesorë pas sulmit të tyre në Siri. “Mbeshtesim nderhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit” reagoi presidenti Ilir Meta.”Jemi në krah të aleatëve tanë dhe mbështesim vendosmërine e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi, i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën” shprehet presidenti Ilir Meta.
