KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi në Shën Petërburg: Autoritetet po hetojnë pistën e terrorizmit

Sulmi në Shën Petërburg: Autoritetet po hetojnë pistën e terrorizmit

Autori i dyshuar i sulmit, që tronditi Shën Petërburgun në Rusi pasditen e djeshme, është një rus me origjinë nga Kirgistani. Shërbimet e sigurisë bëjnë me dije se ai është një 22 vjeçar i quajtur Akbarjon Djalilov. Një ditë më parë zemra e Rusisë, metroja në Shën Petërburg u godit nga një shpërthim me bombë duke lënë të vdekur rreth 11 persona dhe duke plagosur me dhjetëra të tjerë. Shpërthimi ndodhi në një vagon të trenit në stacionin “Senaja Ploshçad”. Autoritetet po hetojnë pistën e terrorizmit ndërsa janë duke bashkëpunuar edhe me sigurinë në Kirgistan për të marrë më shumë të dhëna për autorin e dyshuar i cili mund të jetë arratisur. Edhe vetë presidenti Putin i cili ndodhej në Shën Petërburg nuk e përjashtoi pistën e terrorizmit ndonëse deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.
Por dyshimet hidhen mbi të ashtuquajturin Shtetin Islamik si një lloj hakmarrje për ndërhyrjen ruse në Siri. Vitet e fundit, Rusia ka qënë objekiv i sulmeve sidomos nga militantët çeçenë, ndërsa në vitin 2010 rreth 38 persona humbën jetën kur dy kamikaze gra hodhën veten në erë në një metro të Moskës.
Mesazhe ngushëllimi shkuan për Rusinë nga të gjithë liderët e Botës, përfshirë kreun e Shtëpisë së Bardhë i cili e cilësoi sulmin të tmerrshëm.

Sicred