KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi në Nju Jork, Trampi urdhëron “verifikim ekstrem” të emigrantëve
Sulmi në Nju Jork, Trampi urdhëron “verifikim ekstrem” të emigrantëve

Sulmi në Nju Jork, Trampi urdhëron “verifikim ekstrem” të emigrantëve

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar “verifikim ekstrem” të emigrantëve, pasi policia e ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, si të dyshuar për atë që ajo e vlerëson si “sulm terrorist”, nga i cili dje u vranë tetë vetë në Qytetin Nju Jork. “Sapo e kam urdhëruar Departamentin e Sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem”. Duke qenë korrekt politikisht është mirë, por jo për këtë”, ka shkruar presidenti Trump në rrjetin Twitter, pasi më parë tha se sulmi ishte kryer nga një “person shumë i sëmurë dhe i çmendur”.
Policia e Nju Jorkut tha se i dyshuari, të cilin policia e kishte qëlluar dhe arrestuar në vendin e ngjarjes, e kishte shfrytëzuar një kamion të vogël të huazuar për t’i goditur këmbësorët dhe çiklistët në një rrugicë afër vendit ku dikur qëndronte Qendra Botërore e Tregtisë. Ky ishte sulmi i parë i tillë në Nju Jork prej 11 shtatorit të vitit 2001 dhe hera e parë që në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një sulm i tillë me makinë, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur në disa vende të Europës.

Sicred