KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi në New York,Trump i kërkon Kongresit të reformojë ligjet për emigracionin

Sulmi në New York,Trump i kërkon Kongresit të reformojë ligjet për emigracionin

Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pas atentatit të djeshëm në Nju Jork i bëri thirrje Kongresit amerikan për të reformuar ligjin për emigracionin. Amerika, shpjegoi Trump, duhet të mbrojë popullin e saj dhe kjo nënkupton forcimin e sistemit të emigracionit që t’i ndalojmë hyrjen në Amerikë shumë personave të rrezikshëm për shoqërinë. Trump, shtoi se personat që akuzohen për akte terroriste meritojnë dënimet më të ashpra parashikuar nga ligjet në fuqi, përfshirë këtu dënimin me vdekje. Në veçanti, Trump beri thirrje për t’i dhënë fund njëherë e mirë zinxhirit migratorë që lejon hyrjen në SHBA të pesonave me lidhjeve familjare dhe fisnore. Nderkaq i dyshuari i sulmit terrorist në Manhatan, Akajed Ullah kishte për qëllim hakmarrjen e myslimanëve në Lindjen e Mesme, sipas policise. I dyshuari tha për hetuesit se kishte shpërthyer një bombë artizanale dhe se sulmin e kreu në emër të ISIS-it për tu hakmarrë për vdekjen e muslimanëve në të gjithë botën. Akayed Ullah, një emigrant 27-vjeçar nga Bangladeshi jetonte në Bruklin dhe punonte si taksist në Nju Jork, me një liçencë të rregullt sipas ligjit.

Sicred