KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi në juglindje të Francës
Sulmi në juglindje të Francës

Sulmi në juglindje të Francës

Policia franceze ka ndaluar dy persona pasi një grup ushtarësh gati u godit nga një makinë, ndërsa po ushtroheshin pranë barakave të tyre në juglindje të francës. Drejtuesi i automojetit u bërtiti ushtarëve në arabisht, para se t’i sulmonte dhe rriti shpejtësinë e mjetit, duke tentuar që t’i shtypte, por pa arritur të lëndonte njeri. Automjeti i përdorur në këtë sulm raportohet të ketë qenë Pezho 208 me targa fallso. Sipas raportimeve në makinë ishte edhe një grua. Prokurorët bënë të ditur se për momentin incidenti nuk po trajtohet si një sulm terrorist dhe motivi nuk dihet akoma.

Sicred