KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi në Berlin, Merkel: Nuk duhet të jetojmë të paralizuar nga frika
Merkel pro sulmeve në Siri

Sulmi në Berlin, Merkel: Nuk duhet të jetojmë të paralizuar nga frika

Kancelarja gjermane Angela Merkel dënoi fuqishëm aktin e vrasjes masive të njerëzve në tregun e krishtlindjes në Berlin, duke e cilësuar atë si akt terrorist. U ndjeva e tmerruar dhe e tronditur jashtë mase nga atentati. Dua që ta dini të gjithë, se i tërë vendi gjendet pranë jush në zi dhe trishtim, iu drejtua ajo familjeve të viktimave dhe të plagosurve. U trondita më tepër nga fakti se sulmuesi terrorist kishte ardhur në Gjermani për të kërkuar mbrojtje dhe azil, tha kancelarja duke shtuar se përgjegjësit për këtë sulm do të ndëshkohen me fuqinë e plotë të ligjit. Kancelarja tha se ky sulm nuk duhet ti bëje njerëzit të heqin dorë nga jeta normale e nga festimet e krishtlindjes dhe vitit të ri. Nuk duhet të jetojmë të paralizuar nga frika, porositi zonja Merkel në daljen e parë publike pas sulmit të së hënës.

Sicred