KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi ndaj një televizioni në Kabul të Iranit
Sulmi ndaj një televizioni në Kabul të Iranit

Sulmi ndaj një televizioni në Kabul të Iranit

Të paktën dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi persona të armatosur, të maskuar si policë, sulmuan godinën e televizionit ShamShad në kryeqytetin Kabul të Afganistanit. Agresorët hodhën granada para se të mësynin në godinën e televizionit. Forcat afgane të sigurisë i dhanë fund situatës që zgjati rreth tre orë, duke liruar stafin e bllokuar brenda godinës. Një nga agresorët hodhi veten në erë në gardhin e godinës, ndërsa një tjetër u eleminua nga forcat e sigurisë. Sulmi u mor përsipër nga i ashtuquajturi grupi terrorist i Shtetit Islamik. Në mënyrë të përsëritur, kryeqyteti afgan ka qenë shenjestër e sulmeve të ndërmarra nga talebanët dhe shteti islamik. Afganistani konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në btoë për gazetarët dhe punonjësit e medias.

Sicred