KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi ndaj autokolones së NATO-s, 4 viktima

Sulmi ndaj autokolones së NATO-s, 4 viktima

Një ushtar gjeorgjian dhe tre civilë kanë humbur dje jetën gjatë një sulmi kamikaz ndaj një autokolone ushtarake në Kabul të Afganistanit. Përmes një deklarate NATO njoftoi se pesë ushtarë dhe një përkthyes janë plagosur, por janë jashtë rrezikut për jetën. Sipas një zyrtari afgan, agresori ishte veshur si femër. Sulmi është marrë përsipër nga talebanët. Sulmet kamikaze janë shpeshtuar kohët e fundit në Afganistan. Të hënën një kamikaz vrau dy persona pranë ambasadës irakiane ne Kabul, ndërsa të martën më shumë se 30 persona u vranë në një xhami në Herat.

Sicred