KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmi me acid në Londër
acid-londer, Sulmi me acid, në Londër

Sulmi me acid në Londër

Gjashtë persona u plagosën mbrëmë si pasojë e një sulmi me acid në lindje të Londrës. Policia u thirr në vendngjarje pas një përballjeje mes dy grupeve të rinjsh, ku u raportua se ishte hedhur substancë e dëmshme. Ambulancat i dhanë ndihmën e parë gjashtë të rinjve, dhe tre prej tyre u dërguan në spital. Ndërkohë, një 15-vjecar është arrestuar pasi dyshohet se ka hedhur substancën. Personat e lënduar fillimisht u raportuan të ishin në vendndodhje të ndryshme, duke përpapur frikën se lënda u ishte hedhur kalimtarëve të ndryshëm dhe se mund të ishte fjala për një seri sulmesh. Asnjë nga të lënduarit nuk është në rrezik për jetën.