KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulmet terroriste në Spanjë janë dënuar nga liderë dhe autoritete të ndryshme politike të botës

Sulmet terroriste në Spanjë janë dënuar nga liderë dhe autoritete të ndryshme politike të botës

E gjithë bota është solidarizuar me Spanjën, ku 13 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi në sheshin Las Ramblas në Barcelonë. Flamujt e Bashkimit Europian ishin në gjysëm-shtizë këtë mëngjes, në shenjë zie për viktimat dhe solidariteti me të plagosurit, shtetas të 24 vendeve të ndryshme. Ndërsa dënoi ngjarjen përmes një postimi në rrjetin social twitter, Presidenti amerikan, Donald Tramp i ofroi Spanjës ndihmën e SHBA-ve. Presidenti rus Putin, shprehu ngushëllimet e tij në një mesazh dërguar mbretit të Spanjës, ndërsa e konsideroi ngjarjen një krim krim mizor dhe cinik kundër civilëve. Presidenti francez, Manuel Makron shkruajti në twitter se ai dhe Franca janë pranë viktimave të sulmit tragjik, duke shprehur vendosmërinë e tij kundër terrorizmit. Dritat e kullës Eifel u fikën mbrëmjen e së enjtes, si shprehje ngushëllimi për ata që humbën jetën. Duke ngushëlluar familjet për humbjen e njerëzve të dashur dhe uruar shëndet të shpejtë të lënduarve, presidenti Shqiptar Ilir Meta gjithashtu shprehu solidaritetin e tij dhe të popullit shqiptar me autoritetet dhe popullin spanjoll në luftën kundër terrorizmit dhe kapërcimin e kësaj situate. “Mendimet tona janë me viktimat e sulmit të tmerrshëm në Barcelonë”, shprehet kryeministrja britanike Tereza Mei, e cila theksoi se Britania e Madhe qëndron me Spanjën kundër terrorizmit. Ndërkohë në Spanjë, qeveria ka shpallur tre ditë zie kombëtare, ndërsa këtë të premte u mbajt një minutë heshtje në të gjithë vendin.

Sicred