Pas kërcënimeve për sulme terroriste në Europë, Policia e Shtetit forcon masat e sigurisë në territorin Shqiptar. Këtë herë drejtues të policisë së shtetit kërkojnë ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve për të denoncuar çdo person të dyshimtë që janë përfshirë në akte terroriste. Gjithashtu pritet të forcohen masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbër për persona që konsiderohen me risk, mjete dhe sende të kundraligjshme. “Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave me risk, me prirje radikale por edhe lidhjet e tyre” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit të ditës së sotme.
