KRYEFAQJA » LAJME » Sulm tragjik në Turqi
Sulm tragjik në Turqi

Sulm tragjik në Turqi

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur në Turqi natën e ndërrimit të viteve. Të paktën 39 persona janë vrarë dhe 69 janë palgsour kur një persona ka qëlluar me armë në një klub nate në Stamboll. Midis të vrarëve 15 janë shtetas të huaj. Lajmi është konfirmuar edhe nga ministri i brendshëm i Turqisë.
Sulmi ka ndodhur në klubin e natës Reina, në zonën Ortakoj, rreth orës 01:30 sipas kohës lokale. Sipas mediave një person i veshur me kostum të babagjyshit të Vitit të Ri, ka hapur zjarr me automatik ndaj turmës dhe më pas është larguar. Sipa disa dëshmitarëve sulmuesi ka folur arabisht. Rreth 700 njerëz thuhet se kanë qenë në klub në kohën e sulmit. Klubi, i njohur si për banorët lokalë, ashtu edhe për turistë, ndodhet pranë urës Bosfor, në anën evropiane të Stambollit. Disa njerëz janë hedhur nga ura, në përpjekje për të shpëtuar, raportojnë mediat lokale.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka qenë në mesin e udhëheqësve të parë ndërkombëtarë që ka dënuar sulmin. Stambolli ka qenë në gjendje gatishmërie, me rreth 17,000 policë në detyrë, si pasojë e disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur muajve të fundit. Përgjegjësinë për to e kanë marrë herë militantët e grupit Shteti Islamik dhe rebelët kurdë. Dy javë më parë, ambasadori rus në Ankara, Andrei Karlov, u vra në një atentat nga një polic turk.

Sicred