KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm terrorist në Sinai të Egjiptit, raportohen 155 viktima

Sulm terrorist në Sinai të Egjiptit, raportohen 155 viktima

Të paktën 155 persona kanë humbur jetën pas një sulmi me armë të ndërmarrë ndaj një xhamie në provincën egjiptiane të Sinait Verior. Dëshmitarët u shprehën se disa persona qëlluan me armë dhe bomba nga katër autostrada drejt besimtarëve të mbledhur për faljen e së premtes në xhami. Egjipti po përballet me rebelët islamikë në rajon, sulmet e të cilëve janë intensifikuar që nga viti 2013. Militantët kanë ndërmarrë sulme të rregullta në gadishullin e Sinait, por ky i sotmi ishte më vdekjeprurësi i këtij lloji.

Sicred