KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm në një xhami në Afganistan

Sulm në një xhami në Afganistan

Të paktën 29 persona humbën jetën dhe rreth 64 të tjerë u plagosën dje nga një sulm kamikazi në një xhami shiite në Herat të Afganistanit. Sulmi ndodhi gjatë namazit të mbrëmjes, ku kamikazi filloi gjuajti me armë zjarri ndaj besimtarëve duke vrarë më pas veten. Një zëdhënës i talebaneve, tha për mediat se grupi nuk kishte dorë në këtë sulm. Një numër sulmesh kamikaze ndaj xhamive të Afganistanit, përfshi dhe atë ku u vranë 30 persona nëntorin e shkuar, janë marrë përsipër nga një filial rajonal i shtetit islamik. Sulmi i Heratit pasoi sulmin terrorist të së hënës ndaj ambasadës së Irakut në Kabul, ku dy agresorë u vranë pas një shkëmbimi zjarri prej pesë orësh me policinë.

Sicred