KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm me thikë në Paris, plagosen 7 persona

Sulm me thikë në Paris, plagosen 7 persona

Shtatë persona janë plagosur, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, gjatë një sulmi me thikë dhe me shufër hekuri të ndërmarrë nga një person në kryeqyetin francez të Parisit. Sulmi ndodhi pak para orës 23:00 pranë brigjeve të një kanali në distriktin e 19 të Parisit. Disa persona që po luanin një lojë të quajtur pentak, e cila ngjan me buling, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi u përpoqën ta ndalonin agresorin duke e gjuajtur me topa. Agresori, I cili thuhet të jetë afgan, u arrestua më pas. Fillimisht ai goditi me thikë dy burra dhe një grua pranë një kinemaje përgajtë kanalit Urk.  Dëshmitarët bënë të ditur se ai u ndoq nga rreth 20 persona të cilët I hodhën topa në përpjekje për ta ndaluar. Më pas, ai sulmoi persona tw tjerw nw njw rrugw aty pranw, mes tw cilwve edhe dy turistë britanikë. Aktualisht incidenti nuk po trajtohet si sulm terrorist. Gjatë muajve të fundit, janë ndërmarrë një sërë sulmesh me thikë në Francë, por vetëm pak prej tyre kanë qenë subjekt I hetimeve për terrorizëm.

Sicred