KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm me thikë në Paris, një i vdekur
Sulm me thikë në Paris, një i vdekur

Sulm me thikë në Paris, një i vdekur

Një person është vrarë dhe dy persona janë plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në një rrethinë të Parisit. Sulmuesi me thikë u qëllua për vdekje nga policia, raporton Reuters. Siç raporton televizioni francez BFM TV, para se të qëllohej ai ka bërtitur “Allahu Ekber”. Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në Paris, në lagjen Trappes teksa forca të shumta policie mbërritën menjëherë. BFM TV thotë se bëhet fjalë për një 37-vjeçar, i njohur nga policia pasi disa vite më parë ishte dënuar për mbështetjen e terrorizmit dhe ka qenë nën vëzhgimin e tyre. Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurve, teksa hetimet janë fokusuar dhe në shkaqe familjare, pasi Trappes është një lagje e varfër në një zonë përgjithësisht të pasur të Parisit.

Sicred