KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm me bombë në Afganistan
Sulm, me bombë, në Afganistan

Sulm me bombë në Afganistan

Tre persona humbën jetën mëngjesin e kësaj së diele si pasojë e një sulmi kamikaz me bombë të ndërmarrë ndaj një autokolone të NATOs në Kabul të Afganistanit. Tre viktimat ishin civilë, ndërsa NATO njofton se asnjë nga ushtarakët në autokolonë, të gjithë danezë, nuk ishte lënduar. Sulmi u morr përsipër nga talebanët, të cilët pretenduan se kishin vrarë e plagosur 16 ushtarë amerikanë, ndërkohë që është bërë e zakonshme që militantët t’i ekzagjerojnë pretendimet e tyre. NATO ka rreth 13 mijë trupa të stacionuara në Afganistan, nga të cilët 8400 janë amerikanë. Rreth 3 mijë trupa të tjera amerikane pritet të zbarkohen së shpejti në atë vend.

Sicred