KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm me bombë në Afganistan

Sulm me bombë në Afganistan

Të paktën 43 ushtarë afganë kanë humbur jetën pas dy sulmeve kamikaze të ndërmarra ndaj një baze ushtarake në provincën jugore të Kandaharit. Nëntë të tjerë janë plagosur dhe gjashtë konsiderohen të humbur, ndërkohë që dhjetë militantë kanë vdekur gjatë shpërthimeve. Talebanët kanë marrë përsipër sulmin. Dy ditë më parë, persona të armatosur dhe kamikazë të lidhur me grupin vranë të paktën 41 persona kur mësynë brenda një qendre trajnimi të policisë në qytetin lindor të Gardezit. 150 persona u plagosën gjatë atij sulmi.

Sicred