KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm mbi parlamentin iranian, të paktën 7 të vdekur

Sulm mbi parlamentin iranian, të paktën 7 të vdekur

Një grup i armatosur sulmoi sot parlamentin e Iranit, në kryeqytein Teheran. Katër personat happen zjarr me armë automatike Ak 47, të njohura ndryshe si, kallashnikov, dhe, si pasoje, lajmërohet për të paktën 7 të vdekur e disa të plagosur. Rojat arritën të vrasin një nga sulmuesit dhe kanë kryer disa arrestime të dyshiarish. Sulmi ndodhi në një kohë kur në mjediset e parlamentit kishte shumë deputetë dhe nuk dihet si i kaluan agresorët rojet e sigurisë. Autoritetet thonë se sulmuesit mund të jenë mbyllur nëpër zyra brenda parlamentit dhe sheshi e rrugët përreth vazhdojnë të mbahen të bllokuara. Pak minuta më vonë, një trjetër sulm ndodhi rreth 15 kilometra në jug të Teheranit, në memorialin kushtuar ish udhëhehqësit revolucionarë Ajatollah Ruhollah Khomeini. Sulmuesi qëlloi së pari me armë duke plagosur 5 njerëz e më pas aktivizoi lëndën shpërthyese që mbante, duke hedhur veten në erë. Sulmuesit kanë perzgjedhur të godasin vende simbolike, siç janë parlamenti apo faltorja memoriale të udhëheqësit të revolucionit. Edhe pse është një vend me masa të larta sigurie dhe kontroll të rrepte, Irani është vënë disa herë në shënjestër nga grupe militante e terroriste sunite si Shteti Islamik. Sulmi i fundit i madh ka ndodhur në vitin 2010 kur një bombë në një xhami vrau 39 njerëz.

 

Sicred