KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm kamikaz në zyrat e policisë në Indonezi

Sulm kamikaz në zyrat e policisë në Indonezi

Gjashtë civilë dhe katër oficerë policie janë plagosur pas një sulmi kamikaz të ndërmarrë pranë zyrave qendrore të policisë në Surabaja të Indonezisë. Ky sulm u ndërmorr nga pesë persona që po udhëtonin me dy motocikleta, të gjithë pjesëtarë të një familjeje, mes të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar. Shpërthimi ndodhi rreth orës 8:50 të mëngjesit, dhe pamjet e regjistruara tregojnë dy motocikleta që i afrohen gardhit të zyrave qendrore të policisë, duke shpërthyer më pas në afërsi të hyrjes. Katër prej agresorëve, në moshë të rritur, humbën jetën, ndërsa fëmija 8-vjeçar shpëtoi, dhe po trajtohet në spital. Ky sulm vjen pas sulmeve të tjera me bombë të ndërrmarra në tre kisha gjatë ditës së dielë, të cilat u morën përsipër nga grupi terrorist i shtetit islamik. Edhe sulmet ndaj kishave u kryen nga anëtarë të një familjeje. 13 persona humbën jetën dhe 40 të tjerë u plagosën si pasojë e tyre. Autoritetet bënë të ditur këtë të hënë se policia, e mbështetur nga forcat e ushtrisë, do të rrisin masat e sigurisë në vend.

Sicred