KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm kamikaz në Pakistan, vriten 11 ushtarë pakistanez

Sulm kamikaz në Pakistan, vriten 11 ushtarë pakistanez

Të paktën 11 ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një sulmi vetëvrasës me bombe në një bazë ushtarake në Swat Valley. Ushtria e Pakistanit përmes një deklarate ka thënë se sulmuesi ka hedhur veten në ajër në “zonën sportive”, ku ushtarët mund të luajnë volejboll. Zëdhënësi i ushtrisë ka thënë se numri i viktimave mund të rritet. Talibanët kanë pretenduar se kanë kryer sulmin, duke e cilësuar incidentin “sulm hakmarrës”. Kryeministri pakistanez, Shahid Abbasi, e ka konsideruar incidentin “sulm frikacak” dhe ka premtuar se do të çrrënjosë “gjurmët e fundit” të terrorizmit në Pakistan.

Sicred