KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Sulm kamikaz në Kabul

Sulm kamikaz në Kabul

Të paktën dhjetë persona kanë humbur jetën gjatë një sulmi ne bombë në një kompleks të agjencisë afgane të inteligjencës në Kabul. Pesë persona të tjerë u palgosën, pasi agresori, i cili po ecte, hodhi veten në erë ndërsa punonjësit e agjencisë po hynin në godinë. Mes viktimave kishte edhe gra. Sulmi u mor përsipër nga grupi terrorist i Shtetit Islamik.
Muajt e fundit, është rritur numri i sulmeve të tilla në Afganistan. Në muajin tetor, të paktën 39 persona u vranë pas një sulmi ndaj një xhamie shiite. Në muajin maj, 150 persona humbën jetën pas shpërthimit të një bombe në lagjen diplomatike. Ndërsa javën e shkuar, Shteti Islamik gjithashtu shënjestroi një qendër trajnimi në pronësi të agjencisë e inteligjencës.

Sicred